2015-10-09 16:34:00

Sinodi. Tagle: nuk është e thënë të botohet një dokument përfundimtar


"Sinodet e para të Palit VI, në dhjetvjeçarët nismëtare të këtij institucioni, që kremton 50-vjetorin e tij, nuk përfundonin me një nxitje papnore, Vetëm duke nisur nga viti 1975, me “Evangelii Nuntiandi” nisi praktika e parafjalës për nxitjen papnore, por, sipas mendimit tim, nuk është e detyrueshme të botohet një dokument përfundimtar”. Pohimi është i kardinalit të Manilës, Louis Antonio Tagle, bashkëpresident i Sinodit. Ka ndodhur në të kaluarën, mund të ndodhë përsëri. Presim vendimin e Papës” – vijon kardinali Tagle.

Sipas Hirësisë së Tij, metoda e re e përdorur nga Sinodi shkaktoi edhe ndopak konfuzion. Por është më mirë pakëz konfuzion, se t’i kesh të gjitha gjërat të qarta , gjë që nuk do të ishte jetë e vërtetë. 








All the contents on this site are copyrighted ©.