2015-10-06 15:49:00

Imzot Audo: shkatërrimet në Palmirë, kërcënim i Isis për Perëndimin


“Nuk është mesazh i brendshëm, për Sirinë, por paralajmërim për bashkësinë ndërkombëtare, në veçanti për SHBA-të dhe Evropën, që u kushtojnë më shumë kujdes pasurive dhe relikeve arkeologjike”. Kështu deklaron për agjencinë AsiaNews, kryeipeshkvi kaldeas i Halebit, imzot Antoine Audo, duke komentuar shkatërrimin e harkut të triumfit të Palmirës nga Isis. Është fjala për një hark dymijë vjeçar të epokës romake. Milicët integralistë e “bënë pluhur e hi” monumentin, që ruhej brenda një zone, e cila nëse do të mbetet akoma në dorën e Isis, është e destinuar të shkatërrohet, siç pohon kreu i Departamentit qeveritar sirian për arkeologjinë dhe pasuritë e lashta, Maamoun Abdulkari. Ndërkaq, imzot Audo shpjegon se “përmes këtyre gjesteve, milicët duan të tregojnë jashtë forcën e tyre, dhunën, mbizotërimin në botën arabe dhe myslimane. Një akt propagande e madhe mediatike”.








All the contents on this site are copyrighted ©.