2015-10-02 14:32:00

Manifestimi kulturor “Ditët e dom Mikel Tarabulluzit” në Stubllë të Karadakut.


Në fshatin Stublla e Epërme e komunës së Vitisë, në Kosovë, nesër më 3 tetor, mbahet manifestimi i përvitshëm kulturor, edicioni i 26-të “Takimet e Dom Mikel Tarabulluzit” mbi temën “110 vjetori i shkollës së parë shqipe legale në Kosovë (1905-2015). Në këtë manifestim kulturor, organizuar nga shoqata kulturore “dom Mikel Tarabulluzi” e famullia e Shën Jozefit, do të marrin pjesë personalitete nga Kisha, Institucionet e Vendit dhe kultura.

Synimi i shoqatës së përmendur është hulumtimi e nxjerrja në dritë të vlerave autoktone në fusha të ndryshme historike e letrare, si dhe promovimin e vlerave kulturore e kombëtare.

Po kujtojmë se manifestimi “Takimet e Dom Mikel Tarabulluzit”, mbahet që nga viti 1990, duke mbledhur njerëz të të gjitha fushave të dijes, të artit e të kulturës përgjithësisht dhe nga të gjitha trevat shqiptare.

Në vijim po propozojmë programin e manifestimit që kemi marr nga dom Albert Jakaj.

Manifestimin tradicional Letrar, Kulturor e Shkencor “Takimet e Dom Mikelit 2015”, edicioni i 26-të, që do mbahet në Stubëll të Epërme (Viti), më 03.10.2015, me fillim në orën 09:30.

PROGRAMI
08:00 h: Nisja nga Prishtina (autobusi pranë Katedrales)
09:00 h: Mesha Shenjte (Imzot Dodë Gjergj, ipeshkev i Kosoves)
09:55 h: Fjala e organizatorit dhe e Kryetarit të Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti

10:00 h: Fjala e zv.kryeministrit e Ministrit të Kulturës, Rinisë e Sportit, zt. Kujtim Shala

10:05 h: Tribuna shkencore: "110 vjetori i Shkollës së Parë Shqipe Legale në Stubëll (1905-2015)"
 
Referojnë:
Prof. Dr. Pëllumb Xhufi, Qendra për Studime Albanologjike-Instituti i Historisë në Tiranë;
Prof. Dr. Gjon Berisha, Insituti i Historisë në Prishtinë
Prof. Dr. Lush Culaj, Instituti Albanologjik në Prishtinë

Promovimi i librave:

Dr. Dom Lush Gjergji, Miqtë e mi në amshim (na flet Don Fatmir Koliqi, zëdhënës i Ipeshkvisë së Kosovës);

Dr. Gjon Berisha, Arbërorët ndërmjet Kishës përendimore e asaj lindore (na flet Prof. Pëllumb Xhufi, nga Qendra për Studime Albanologjike-Instituti i Historisë në Tiranë).

11:10 h: Ora e Madhe Letrare
12:00 h: Ndarja e çmimit “Agim Ramadani” për tri poezitë më të mira
12:05 h: Ndarja e çmimit “Qeshk Ukaj - veteran i arsimit”
12:10 h: Programi argëtues (marrin pjesë instrumentistët nga Filharmonia e Kosovës, Ansambli nga Vitia "Kemajl Azizi")

12:50 h: Ekspozitë e fotografive të Sh.H.B. "Nëna Tereze", me rastin e 25 vjetorit të themelimit.

13:00 h: Koktej

Don Albert Jakaj, kryetar
Këshilli Organizativ
044/610-933








All the contents on this site are copyrighted ©.