2015-09-29 13:53:00

Më 18 dhjetor Papa hap Portën e Shenjtë të Dashurisë në qendrën e Karitasit në stacionin Termini të Romës


Më datën 18 dhjetor Papa Françesku do të hapë “Portën e Shenjtë të dashurisë” pranë qendrës humanitare të Karitasit dioqeza të Romës në rrugën Marsala, në kompleksin e stacionit hekurudhor Termini të kryeqytetit të Italisë, themeluar nga don Luigi Di Liegro, drejtori historik i Karitasit të Romës, i cili ndërroi jetë në vitin 1997.

Lajmin e dha para disa ditësh Vikari i Romës kardinali Vallini. Me këtë rast, Papa Françesku do të vizitojë edhe mensën për të varfër kushtuar shën Gjon Palit II. Një tjetër Portë e Shenjtë, përveç atyre të katër bazilikave papnore të Romës, do të hapet në shenjtëroren romake të Zojës së Bekuar ‘Divino Amore’.








All the contents on this site are copyrighted ©.