2015-09-26 14:54:00

Papa në Madison Square Garden: Zoti jeton në qytete, ecën me ne udhëve të jetës së përditshme


Pas përfundimit të vizitës në shkollën e lagjes Harlem, Papa përshkoi Central Park duke përshëndetur mijëra e mijëra besimtarë, për të mbërritur në stadiumin më të famshëm të qytetit, Madison Square Garden ku kremtoi Meshën. Kremtimi i Eukaristisë, shoqëruar nga kori i mrekullueshëm i Katedrales së Shën Patrikut, përmbylli vizitën e Papës në Nju Jork, gjatë së cilës la një mesazh të fortë: “të mësojmë të vështrojmë” për ta “njohur” Zotin që ec nëpër rrugët e qyteteve tona dhe ato i shndërron në një vend vëllazërimi e paqeje.

Arena më e famshme e SHBA-së, tempulli i sportit, i muzikës dhe i convention politike, dje u shndërruar, si në vitin 1979 kur e priti Gjon Palin II, në një Kishë të mbushur me mase 20 mijë besimtarë në një atmosferë feste e vëllazërimi që e priti Papën Françesku.
Krishti është Dritë e jetës së përditshme, në smog të qytetit.

Nën një Kryq druri të Krishtit të kryqëzuar, vërtetë mahnitës, Papa iu drejtua për herë të fundit qytetarëve të Nju Jorkut, “populli”, siç rrëfen Izaia profet në kreun 9, “ ecte në errësirë e pa një dritë të madhe”. Është drita që sjell Krishti në jetë, përsëriti disa herë Papa Bergoglio, në mesin e sukseseve dhe gabimeve tona, frikës e rasteve të jetës së përditshme, në çdo hapësirë të jetës.

“Me profetin sot mund të themi: populli që ecën, merr frymë, jeton brenda “smog-ut”, ka pa një dritë të madhe, ka përjetuar e thithur ajrin e jetës. Të jetosh në një qytet të madh, në kontekstin shumë kulturor me sfida të mëdha, vërejti Papa, është diçka mjaft e ndërlikuar:
“Qytetet e mëdha na kujton pasurinë e fshehur të botës sonë: ndarjet kulturore, traditat e historitë, por ato fshehin edhe fytyrën e shumë njerëzve, “qytetarëve të kategorisë së dytë”.

“Në qytete të mëdha, në zhurmën e trafikut, në “ritmin e ndryshimeve”, mbesin të mbuluar zërat e shumë njerëzve që nuk kanë të ‘drejtën’ e qytetarisë, nuk kanë të drejtën të jenë pjesë e qytetit – të huajt, fëmijët e tyre ( e jo vetëm) që nuk mund të shkollohen, njerëz të privuar nga asistenca shëndetësore, të pastrehët, të moshuari e vetmuar – i kemi nëpër trotuaret tona në një anonimat të pakuptimtë”. Ata janë pjesë e një pejzazhi urban që dalëngadalë bëhet i natyrshëm për sytë tanë e në të veçantë për zemrën tonë.

“Të dish se Jezusi vazhdon t’i përshkojë udhët tona duke u përzier me popullin e vet, duke përfshirë veten e duka na përfshirë të gjithëve në një histori të vetme të shpëtimit, na mbush me shpresë, me atë shpresë që na liron nga izolimi – nga “lidhjet” e zbrazëta, nga analizat abstrakte, apo nga nevoja e sensacioneve të forta – e na hap ndaj tjetrit.

Ai, tha Papa, na fton të shohim në mesin e smog-ut praninë e Zotit, sepse Zoti, ripohoi me forcë Papa është në qytetet tona.. Është Krishti ai që na liron nga anonimati, nga konkurrimi, për të na hapur e orientuar udhës së paqes.

“Zoti jetën udhëve të qyteteve tona; Kisha jeton nëpër qytete tona e dëshiron të jetë tharmi i mbrumit, dëshiron të përzihet me të gjithë, duke shoqëruar të gjithë, duke kumtuar mrekullitë e Atij që është Këshilltar i madhërishëm, Hyj i fuqishëm, Atë përgjithmonë, Princ i paqes”.








All the contents on this site are copyrighted ©.