2015-09-26 16:10:00

Papa Françesku mbërrini në Filadelfia për Takimin Botëror të Familjeve.


Papa Françesku mbërrini sot nga Nju Jorku në Filadelfia, në etapën e fundit të udhëtimit të tij apostolike në Kubë e SHBA-së, ku do të mbyll ditët e Takimit të VIII Botëror të Familjeve.
Në aeroportin e Philadelphia-s Papa u prit nga kryeipeshkvi Charles Joseph Chapute e nga disa autoritete vendore. Papa tani shkon në Bazilikën Katedrale të qytetit, kushtuar Shën Pjetrit e Palit për kremtimin e Meshës me ipeshkvij, meshtarë, rregulltarë e rregulltare të Pansilvanisë, në ora 10.00 lokale, (16.00 evropiane).
Në ora 16.45 lokale (22.45 evropiane) Papa ka në program takimin për lirinë fetare me komunitetin ispanik e emigrantët tjerë në Indipendence Mall.
Gjatë natës, me fillimin në ora 01.30 të së dielës, në ora 19.30 të së shtunës në Filadelfia, Papa do të marr pjesë vigjiljen e lutjes në Benjamin Franklin Parkwah, në festën e madhe të Familjeve, ku do të jenë yjet si Aertha Franklin e Andrea Bocelli në mesin e mysafirëve të këtij takimi botëror.








All the contents on this site are copyrighted ©.