2015-09-25 12:18:00

Papa në SHBA: sot flet në asamblenë e OKB-së, pastaj shkon në Ground Zero


Pas fjalimit historik të djeshëm në Kongresin e SHBA-së në Uashington, Papa i parë që foli në Parlamentin amerikan, Papa Françesku sot në Nju Jork ka një takim tjetër, kësaj radhe me politikën ndërkombëtare: në ora 9.20 lokale (15.20 evropiane) do të vizitojë në selinë e OKB-së, e do të flasë në hapjen e asamblesë së 70-të të përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Papa Bergoglio do të takohet edhe me sekretarin e përgjithshëm Ban Ki-moon e presidentin rus të Këshilllit të sigurisë.
Në përfundim, në ora 11,30 lokale (17.30 evropiane do të marr pjesë në një takim ndërfetar në Ground Zero në Përkujtim të 11 shtatorit, ku do të përkujtojë viktimat e terrorizmit fundamentalist.
Pas dite Papa do të vizitojë lagjen e Nju Jorku, Harlem, ku në ora 16.00 lokale (22.00 evropiane) do të vizitojë shkollën “Zoja Jonë Mbretëresha e Engjëjve”, duke takuar fëmijët e familjet e emigrantëve. Programi i ditës së sotme,  në Nju Jork, do të mbyllet me kremtimin e Meshës në Madison Sqaure Garden në ora 18.00 lokale ( 24.00 evropiane).
Nesër Papa do të transferohet në Filadelfia, ku të dielën do të mbyll Takimin e VIII Botëror të Familjeve.








All the contents on this site are copyrighted ©.