2015-09-24 19:06:00

Papa citon në Kongres katër ikona të Amerikës


Në fjalimin e tij para Kongresit Papa Françesku citoi katër ikona amerikane duke filluar nga Abraham Lincoln, i cili sivjet ka 150-të vjetorin e vdekjes, “një rojtar i lirisë që ka punuar pareshtur që ky komb, nënshtruar Hyjit, të rilindte sërish në emër të lirisë”.
E pastaj Martin Luther King, evokuar edhe dje në Shtëpinë e Bardhë, Dorothy Day, ish simpatizuese komuniste e konvertuar në katolicizëm e cila pastaj u bë një “prolife” e bindur, dhe Thomas Morton, murg trapist e mistik, autor i mase 70 librave mbi spiritualitetin, drejtësinë shoqërore e pacifizmin.








All the contents on this site are copyrighted ©.