2015-09-23 11:21:00

Papa Françesku mbërriti në SHBA-të i pritur nga çifti Obama


Kanë bërë tashmë xhiron e botës fotografitë e çiftit presidencial amerikan Obama së bashku me dy vajzat, që pritën Papën Françesku në bazën ushtarake të Adrews, ndërsa zbriste nga avioni, i cili e sillte këtu nga Kuba. Nder, që iu rezervua vetëm Papës, pasi nuk është kështu për krerët e tjerë të shteteve. Sot, ceremonia zyrtare e mirëseardhjes u mbajt në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington. Të shumta, impenjimet e Atit të Shenjtë në SHBA-të, ndër të cilat shenjtërimi i atë Junìpero Serra, por edhe lutja me ipeshkvijtë, fjalimi në Kongres e më pas, në OKB, si edhe vizita në Ground Zero, për të përfunduar me përqafimin e familjeve të Takimit Botëror në Filadelfia.

         I pranishëm në aeroport edhe zv.presidenti amerikan Biden, fakt ky, i jashtëzakonshëm, sepse, për arsye sigurie, dy njerëzit më të rëndësishëm të shtetit nuk ndodhen kurrë në të njëjtin vend, në të njëjtin çast. Natyrisht, ishin të pranishëm edhe ipeshkvijtë, kryetari i bashkisë dhe guverantorët e zonës. Ati i Shenjtë u ndal me njerëzit, që kishin mbushur plot dy shkallë para asaj të avionit, duke përshëndetur përzemërsisht katër fëmijë (dy vajza e dy djem), nxënës të shkollave katolike. Një makinë Fiat e çoi në nunciaturë, ku edhe do të qëndrojë për gjithë etapën e Uashingtonit. 








All the contents on this site are copyrighted ©.