2015-09-22 14:00:00

SHBA-së janë në pritje të Papës Françesku


SHBA-së presin Papa Françeskun, i cili do të arrijë në Andrews Air Force të Uashingtonit rreth orës 22.00 evorpiane. Etapa e dytë e udhëtimit të 10-të apostolik ndërkombëtar për Papën ka një program të pasur me ngjarje. Përveç Uashingtonit, Ati i Shenjtë Bergoglio do të vizitojë edhe Nju Jorkun e Philadelphia-n, ku e presin familjet e ardhura nga mbarë bota, në qytetin e Liberty Bell, për takimin e tyre të VIII Botëror.

Papa i përshëndeti përzemërsisht familjet e mbledhura në Filadelfia duke thënë: “Po vij tek ju sepse jeni atje”. “Lutemi për ty”, “Feja na mbështet e ndihmon”, “Zoti kalon përmes syve ty”: është përgjigja e qytetit “të dashurisë vëllazërore”. E vërtetë me mijëra e mijëra lutje janë shkruan në shirita të bardhë që janë vendosur përpara Katedrales së Shën Pjetrit e Palit ku brenda katër ditës do të lutet edhe Papa.

Etapa e parë e vizitës së Papës në SHBA-së është Uashingtoni.

Në Uashington po kërkohen shumë biletat, për të dëgjuar fjalimin e Papës Françesku në Kongresin e SHBA-ve e, sidomos, Meshën. Ati Shenjtë Bergoglio do ta kremtojë në bazilikën e Zojës së Papërlyer. Mediat amerikane, shkruajnë për një pritje të ethshme për vizitën e Papës Françesku në kryeqytetin federal të SKBA-së ku organizatat ekologjiste kanë kërkuar autorizimin për një marshim me pjesëmarrjen e 200 mijë vetëve, në mbështetje të angazhimit ambientalist të Papës. Një muaj para se të arrinte Ati i Shenjtë Françesku, udhët janë plot me fotografitë e Papës Bergoglio e të Kishës katolike, tashmë të përhapura nga hashtagu#PopeinDC.

Policia është e sigurt që ardhja e Papës tërheqë qindra mijëra vetë, në një qytet, ku banojnë një milion katolikë, ndërmjet të cilëve, politikanë tejet të njohur. E autoritetet janë përgatiten, duke marrë masa sigurie e duke forcuar edhe transportin, ashtu si përgatiten vetëm për ceremonitë e  fillimit të detyrës së Presidentit.

Çka duhet bërë për të siguruar një vend në Meshë?

Ndërkaq, për të marrë një nga 25 mijë biletat e Meshës që do të kremtohet në Bazilikë, të interesuarit duhet t’u drejtohen famullive kishtare. Secila e ka gati sistemin për t’i caktuar ata, që do të marrin pjesë. Rektori i katedrales së Shën Mateut kërkon dërgimin e një letre, që u përgjigjet dy pyetjeve: “Pse dëshiron të marrësh pjesë?” dhe “Çfarë bën në jetën tënde fetare për të ndjekur mësimet e Papës?”. Ndërmjet përgjigjeve, është edhe ajo e një burri, i cili shkruan se u frymëzua nga Papa për të zgjedhur rrugën e meshtarisë: e dhe e një latinoamerikaneje, që e quan Françeskun “heroi” im.

Në Shtëpinë e Bardhë, në Nju Jork e Filadelfia

Në Uashtington Papa pritet nga Presidenti Obama, nesër më 23 shator  Papa Françesku do të jetë në Shtëpinë e Bardhë; më pas do të takohet me ipeshkvijtë katolikë të SHBA-së e do të kremtojnë Meshën në bazilikë.

Më 24 shtator Papa Françesku do të jetë i pari Papë, që do të mbajë një fjalim në Kongresin amerikan. Pastaj Ati i Shenjtë do të vijojë shtegtimin drejt Nju Jorkut, në selinë e Kombeve të Bashkuara. Etapa e fundit e këtij udhëtimi papnor është Filadelfia e pjesëmarrja e Françeskut në Takimin Botëror të Familjeve.








All the contents on this site are copyrighted ©.