2015-09-22 11:00:00

Seminari i Shën Bazilit të Madh


Themeluar në vitin 1722, është një ndër institucionet më të lashta të arsimit në ishullin kuban. Mban emrin e urdhërit, të cilit i përkiste themelues Jerònimo Valdés Nosti, ipeshkëv i Santiagos. Fillimisht, aty mësonin vetëm kandidatë për meshtarë dhe të rinj laikë. Me reformën e shën Anton Maria Klaretit, kryeipeshkëv i Santiagos së Kubës (1847-1859), Kolegji shërben vetëm për formimin e meshtarëve. Në vitin 1908, nga Franca erdhën Vëllezërit e Shkollave të Krishtera për të ngritur, në seminar, një shkollë që ofron krejt ciklin nga shkolla fillore deri në përfundimin e shkollës së mesme. Aty formohen kandidatët nga institucione të ndryshme fetare si Kongregata Misionare, Vëllezërit e Krishterë dhe Jezuitët. Imzot Francisco de Paula Barnada Aguilar, ish-student, profesor dhe më pas, kryeipeshkëv i Santiago de Cuba (1899-1913) organizon dioqezën e parë në Republikën e Kubës. Në vitin 1961, seminari shtetëzohet dhe shndërrohet në shkollë publike. Në vitin 1997 i rikthehet Kishës, e cila në vitin 1999 arrit të nxjerrë prej saj të diplomuarin e parë në filozofi, në bashkëpunim me Universitetin Papnor Katolik Madre y Maestra të Republikës Domenikane.








All the contents on this site are copyrighted ©.