2015-09-22 17:29:00

Papa mbërrin sonte në SHBA-së, pritet nga Obama


SHBA-së e presin me simpati e kuriozitet Papën Françesku, i cili rreth orës 22 .00 evropiane pritet të mbërrij në “Andrews Air Force” të Uashingtonit, ku, në formë private, do ta pres e përshëndet Presidenti Obama dhe gruaja e tij Michelle.
Nesër, e mërkurë, Papa Françesku do të pritet në Shtëpinë e Bardhë të Uashingtoni D.C. për një vizitë te presidenti i SHBA-së.
Pastaj takimi me ipeshkvijtë katolikë të SHBA-së në Katedralen e Shën Mateut në Uashington  dhe kremtimi i Meshës së kanonizimit të të Lumit Junipero Serra.
Të enjten Papa Françesku do të takojë njerëzit e pastrehë, pra, të varfrit dhe pastaj do të vizitojë e flas në Kongresin e SHBA-së.
Të premten Papa Françesku do të shkojë në Nju Jork, ku e presin takime të rëndësishme: fjalimi në Asamblenë e përgjithshme të OKB-së, mbledhur në Pallatin e Kombeve të Bashkuara, të cilin e viziton pas Papës Palit VI, Gjon Palit II e Benediktit XVI, e takimi tjetër i rëndësishëm lutja në “Ground Zero” për viktimat e 11 shtatorit 2001. Para Madison Square Garden të Nju Jorkut gjendet muri më i lartë i botës: imazhi i Papës  është i gjatë 54 metra. Piktura e artistit të konvertuar në fenë katolike Van Hecht-Nielsen, reciton “Welcome Pope Francis” e ky imazh do t’i jep mirëseardhjen Papës Bergoglio kur të mërkurën në stadiumin në 7 Avenue do të kremtojë Meshën e Shenjtë.
Të shtunën Papa do të shkojë në Philadelphia ku pritet nga pjesëmarrësit e takimit VIII Botëror të Familjeve, që mbahet në qytetin e Liberty Bell, ku priten afër dy milion njerëz.
Të gjitha mediat kombëtare e lokale e përshëndesin ardhjen e Papës në tokën amerikane. Papa Françesku pritet nga të gjithë banorët e SHBA-së e jo vetëm nga katolikët, pohojnë qytetarët nëpër rrugët e qyteteve.
Papa: Kuba; familjet nuk janë një problem por rast i volitshëm. “Duhet ti kultivojmë, mbrojmë, shoqërojmë.
 








All the contents on this site are copyrighted ©.