2015-09-21 16:42:00

Qyteti e dioqeza e Holguìn-it


Holguìn është qyteti tretë i Kubës për numër të banorëve (1,5 milion), kryeqendër e provincës me të njëjtin emër. Themeluar nga pushtuesi spanjoll Garcia Holguìn (1544), është quajtur “Ciudad de los parques” për numrin e madh të shesheve e të rrugëve plot gjelbërim që ka. Kryeqytet i njohur i muzikës kubane, ka: Kompaninë e Baletit Kombëtar të Kubës; një qendër rehabilitimi për njerëz të varur nga përdorimi drogës, që vlerësohet në nivelin ndërkombëtar; Katedralen e Shën Izidorit shuguruar në vitin 1720 e cila në brendësi ka vepra me vlerë artistike e një kopje të Zojës së Dashurisë (Madonna de la Caridad); Universitetin e Holguìn themeluar më 1978 me disa fakultete.

Dioqeza e Holguìn është thenmeluar më 8 janar 1979. Ka 1.650.00 banorë; 442.700 katolikë (27%); 28 famulli kishtare; 26 Kisha apo stacione misionare; 23 meshtarë dioqezan; 10 meshtarë regulltarë; 12 rregulltarë; 48 motra rregulltare; 5 seminaristë që frekuentojnë studimet teologjike apo filozofike; 1 diakon të përhershëm; 3.874 pagëzime gjatë vitit të fundit.
Ipeshkëv i kësaj dioqeze është imzot Emilio Aranguren Etcgeverrìa.

La Loma de la Cruz. Është “Kodra e Kryqit”, e lartë 261 metra, në veri te Holguìn, e lidhur në aspektin historik, shoqëror e kulturor me qytetin. Kryqi fillestar ka qenë vendosur mbi këtë kodër nga frati Francisco Antonio de Alegria, epror françeskan i Holhuìn (1790). Kryqi aktual është i viteve ’90 e zëvendëson të parin i cili u prish nga koha. Në maje të kësaj kodre, përveç kryqit, gjendet edhe një kullë ushtarakësh “Torre di Numancia” ndërtuar gjatë luftës (1868-78). Ky vend është cak i shtegtimeve të “Pelegrinëve të Kryqit”, i vizitave turistike e çdo vit mbahet “Festivali i Majit”.








All the contents on this site are copyrighted ©.