2015-09-21 15:20:00

Për Papën Kombet e Bashkuara do të lartojnë flamurin e Vatikanit më 25 shtator


Pas konsultimeve me Selinë e Shenjtë, Kombet e Bashkuara do të lartojnë për herë të parë flamurin e Selisë së Shenjtë mëngjesin e 25 shtatorit, në mënyrë që të ekspozohet e valëvit për ardhjen e Papa Françeskut në Selinë e Kombeve të Bashkuara. Selia e Shenjtë e Sekretariati i Kombeve të Bashkuara kanë ra dakord që flamuri të lartohet pa asnjë ceremoni. Personeli i Kombeve të Bashkuara do ta lartojë atë ditë flamurin e Vatikanit së bashku me flamujt tjerë.

Flamuri i Selisë së Shenjtë përbëhet prej dy shiritave vertikale, njëri i verdhë e tjetri i bardhë. Në qendër të pjesës së bardhë gjendet simboli i dy çelësave të shën Pjetrit, njëri i larë në ar e tjetri në argjend, që mbahen së bashku nga një litar i kuq dhe përshkohen nga një tiarë me simbolin e kryqit në të dy anët. Çelësat (khr Mt 16,19) dhe tiara janë dy simbole tradicionale të Papnisë. Ky është flamuri zyrtar i Selisë së Shenjtë nga viti 1929. 








All the contents on this site are copyrighted ©.