2015-09-21 13:44:00

Papa: sot dita tretë e vizitës në Kubë, së pari në Holguin e pastaj në Santiago


Në ditën e tretë të vizitës apostolike në Kubë, Papa Françesku pas kryeqytetit Havana, etapa e dytë e shtegtimit është qyteti i tretë kuban për nga numri i banorëve, Holguin, zgjedhur sepse deri më tani nuk është vizituar nga Papët e mëparshëm.
Këtu Ati i Shenjtë Bergoglio kremton Meshën në Plaza de la Revolucion në ora 10.30 lokale (16.30 evropiane) e pastaj bekon qytetin nga kodra Loma de la Cruz në ora 15.45 lokale (21.45 evropiane).
Në ora 16.40 lokale ( 23.30 evropiane) Papa niset drejt Santiago-s, qyteti dhe etapa e tretë dhe e fundit e vizitës apostolike në Kubë.








All the contents on this site are copyrighted ©.