2015-09-20 14:58:00

Programi i sotëm i vizitës së Papës në Havanë


Në ditën e dytë të shtegtimit në Kubë, në kryeqytetin Havana, Papa Françesku në ora 9.00 lokale (15.00 evropiane) kremton Meshën në Palza de la Revolucion të Hanavës, shesh i njohur për portretin e Che Guevarës, ku patën kremtuar edhe Papa Gjon Pali II më 1998 e Papa Benedikti XVI  më 2012. Në përfundim të Meshës do të vijon lutja e Engjëllit të Tënzot e së dielës.
Pas dite, në ora 16.00 lokale (23,00 evropiane), vizita e Papës te presidenti Raul Castro në Pallatin Presidencial, me bisedën private e pastaj do të jetë edhe një takim bilateral ndërmjet delegacionit të Vatikanit me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, kardinali Pietro Parolin e përfaqësuesit e qeverisë kubane.
Pjesë e programit të sotëm që ka Papa është edhe lutja e Mbrëmësores me klerin e vendit  në katedralen e Havanës, në ora 17.15 lokale (në Evropë është e hënë) .
Në ora 18.30 lokale, është në program takimi Papës me të rinj pranë Qendrës kulturore atë Felix Varella.
Gjithnjë sot, pritet të mbahet edhe takimi i Papa Françeskut me liderin e moshuar kuban, Fidel Castro








All the contents on this site are copyrighted ©.