2015-09-17 15:14:00

Papa takon kryeministrin e Luksemburgut: në plan të parë çështja e ndihmës së refugjatët e mërgimtarëve


Papa Françesku, priti sot paradite në audiencë, në Pallatin Apostolik në Vatikan, kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel, i cili më pas u takua me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin, shoqëruar nga imzot Paul Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shetet.
Gjatë bisedimeve, njofton Salla e Shtypit të Vatikanit, u ripohua vullneti për “konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të mira që ekzistojnë ndërmjet Selisë së Shenjtë e Luksemburgut dhe u trajtuan tema me interes të përbashkët, me një vëmendje të veçantë ndaj marrëdhënieve ndërmjet Kishës e Shtetit, duke nënvizuar rëndësinë që kanë liria fetare dhe vlerat shpirtërore për kohezionin shoqëror”.
Në vijim të bisedimeve dhe në kuadrin e presidencës së radhës të Bashkimit Evropian që ka Luksemburg, përfundon njoftimi i sallës së shtypit të Vatikanit, “dy palët u ndalet mbi disa çështje me karakter e peshë evropian e ndërkombëtar, me një referim të posaçëm ndaj konflikteve në zhvillim e sipër, çështjes së emigracionit dhe nevojës së furnizimit të ndihmës për refugjatët e emigrantët, si dhe për situatën e pakicave fetare të persekutuara”.








All the contents on this site are copyrighted ©.