2015-09-16 12:20:00

Papa njofton udhëtimin në Kubë e SHBA-së: “Me shpresë të madhe”


“Të shtunën e ardhshme do të nisëm në Udhëtimin tim apostolik në Kubë e në Shtete të Bashkuara të Amerikës, një mision për cilin po përgatitem me shpresë të madhe. Arsyeja kryesore e Udhëtimit është Takimi VIII Botëror i Familjeve, që do të mbahet në Filadelfia”. Kështu tha Papa Françesku në mbarim të Audiencës së Përgjithshme, në pragun e udhëtimit të tij të dhjetë apostolik.  “Do të shkojë – konfirmoi Papa – edhe në selinë qendrore të OKB-së, në 70 vjetorin e këtij institucioni”.
“Që tani – siguroi Ati i Shenjtë Bergoglio – përshëndes përzemërsisht popullin kuban e atë të SHBA-së, të cilët, të udhëhequr prej Barinjve të tyre shpirtëror, janë përgatitur shpirtërisht”. “Të gjithëve u kërkoj – përfundoi Papa Françesku – të më shoqëroni me lutje, duke kërkuar dritën e forcën e Shpirtit Shenjt Zot e ndërmjetësimin e Shenjtës Mari, Pajtoren Qiellore të Kubës që njihet me emrin ‘Virgen de la Caridad de Cobre’, e Pajtorën Qiellore të SHBA-së, që njihen me emrin Zoja e Papërlyer”. 








All the contents on this site are copyrighted ©.