2015-09-16 10:40:00

Papa: familja është bazë për t’u mbrojtur prej kolonizimeve


“Familja na shpëton prej shumë sulmeve, shkatërrimeve e kolonizimeve, si ato të dinarit apo ato ideologjike që kërcënojnë botën”. Kështu pohoi mes tjerash Papa Françesku në Audiencën e sotme të Përgjithshme mbajtur paradite në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, gjatë së cilën mbajti reflektimin përmbyllës së një cikli të katekizmit mbi temën e martesë e të familjes, në kuadrin e sinodit që do të hapet më 4 tetor, kushtuar pikërisht familjes.

“Familja – pohoi Ati i Shenjtë – është bazë për t’u mbrojtur” e kundërvë atyre që “disponojnë mjete ë mbështetje mediatike shumë të madhe”. Aleanca ndërmjet burrit e gruas, për Papën Bergoglio, pra, “është jo vetëm e nevojshme por strategjike për emancipimin e popujve nga kolonizimi i dinarit”.
Sipas Papa Bergoglio-s, “periudha aktuale që po kalon qytetërimi duket e është karakterizuar nga efektet me afat të gjatë të një shoqërie të administruar nga teknokracia ekonomike” e këndej kundërshtari që duhet luftuar është “vartësia e etikës nga logjika e përftimit”. 

Vlerat etike nuk mund të varën nga logjika e prodhimit dhe përfitimit. “Në këtë panoramë – theksoi Papa – një aleancë e re e burrit dhe e gruas duhet të rivendoset e ta orientojë politikën, ekonominë dhe bashkëjetesën civile! Ajo përcakton banueshmërinë e tokës, transmetimin e ndjenjave të jetës, lidhjet e memories e të shpresës”.

“Nga kjo aleancë – vijoi Papa – komuniteti bashkëshortor-familjar i burrit dhe gruas është gramatikë gjenerative, mund të themi ‘nyjë e artë’. Feja ushqehet nga urtia e krijimit të Hyjit: i cili familjes i ka besuar jo kujdesin e një intimiteti si qëllim në vetvete, por projektin emocionues për ta bërë botën vatër shtëpiake”.








All the contents on this site are copyrighted ©.