2015-09-15 11:48:00

Leximi i Ungjillit të Markut 13, 1-13: ju kumtojmë Lajmin e Mirë!


Në rubrikën radiofonike të së martës “Ju kumtojmë Lajmin e Mirë”, me priftin shqiptar dom Marjan Palokën, vijojmë leximin e Ungjillit të Markut, e kësaj here ndalemi te kreu 13, 1-13.

Në këtë fragment ungjillor, kemi fjalimin më të gjatë eskatologjik të tërë Ungjillit të dytë. Jezusi paralajmëron rrënimin e Tempullit të Jerusalemit, flet për dhimbje e shkretim, flet për mbarimin apo fundin e botës. Fjalimi eskatologjik i Jezusit rreth ngjarjeve të fundit të botës dhe njëkohësisht të reja të ekzistencës, janë një ftesë për mos ra pre e mendësisë së atyre që flasin dhe presin fundin material të botës, sepse ekziston krijimi i ri i jetës që është rewalizuar në Pashkët e Birit të Hyjit, në Ngjalljen e Jezu Krishtit. Prandaj vjen ftesa e Jezusit për të qenë të vëmendshëm për ta njohur Krishtin e Vërtetë, për t’u ruajtur prej profetëve të rremë. Të njohësh Krishtin e vërtetë, do të thotë lirohesh nga frika e apokalipsit.

Kështu, në vargjet e kapitullit 13,1-13 të Ungjillit sipas Markur, kemi paralajmërimin e rrënimit të Tempullit të Jerusalemit dhe fillimin e kohëve të vështira për besimtarët. Jezusin flet me dishepujt për Tempullin dhe rrënimin e tij, flet për vlerën që kanë në jetën e besimtarit kulti dhe feja në Hyjin. Flet që qëndresën e besimtarëve përballë përndjekjeve e trazirave që përjetojnë në realitetin e jetës shoqërore. Jezusi pohon se hiri i Zotit dhe dashuria janë dy themele, dy shtylla mbi të cilat duhet të mbështet besimi dhe marrëdhënia e njeriut me Hyjin.

Po më tepër komentin e kësaj pjese të Ungjillit të Markut, ta dëgjojmë dom Marjan Palokën......








All the contents on this site are copyrighted ©.