2015-09-14 16:15:00

Papa për Radio Renascenca: Kisha e aksidentuar e Mëshira


Ati i Shenjtë  Bergogio kërkon një edukim, që të largon nga mërzia e jetës së lehtë, pasi liri, nuk do të thotë të bësh çfarë të duash e, lumturi, nuk do të thotë të mos kesh probleme. Në intervistën e sotme për emitenten portugeze “Radio Renascenca”, Papa Françesku kërkon që edhe Kisha të rrezikojë duke dalë jashtë, sepse nëse mbyllet në vetvete ka rrezik të sëmuret, të mos jetë më krijuese, të sigurohet pa qenë e sigurtë:

“Prandaj, ndërmjet një Kishe të sëmurë e një Kishe të aksidentuar, preferoj të aksidentuarën, sepse të paktën ka dalë jashtë”.

Jubileu i Mëshirës

E Papa i thërret të gjithë besimtarët në Romë për Jubileun e Mëshirës, që të ndjejnë dashurinë dhe faljen e Zotit. Duke iu referuar letrës drejtuar imzot Fizikelës (kreu i dikasterit vatikanas për Ungjillëzimin e Ri), ku Papa rekomandon faljen edhe për mëkate si aborti, si edhe dy Motu Proprio për deklarimin e pavlefshmërisë së martesës, Ati i Shenjtë nënvizon se janë dokumente për t’i ndihmuar njerëzit ta ndjejnë se Kisha është nënë.

(vijon)








All the contents on this site are copyrighted ©.