2015-09-14 16:03:00

Papa për Radio Renascenca: Emergjenca e emigracionit


Nuk mund të mungonte tema e emigracionit, në intervistën e Papës Françesku me emitenten portugeze “Radio Renascenca”, temë mëse aktuale, për shkak të emergjencës së refugjatëve sirianë dhe problemeve të kalimit në rrugën ballkanike drejt Gjermanisë. “Është maja e ajsbergut – paralajmëron Papa – janë njerëz të shkretë, që ikin nga lufta e nga uria”:

“Shkaku kryesor është një sistem shoqëroro-ekonomik i keq, i padrejtë, sepse, duke folur edhe për proplemin ekologjik e politik, në qendër nuk është më njeriu. Sistemi ekonomik mbizotërues vë në qendër paranë: ajo është idhulli në modë sot”.

Mikpritja

Papa Françesku denoncon instrumentalizimet me fenomenin e emigracionit, rezultat i një lufte pjesë-pjesë, që po shkatërron tokën, shtëpinë e përbashkët të njerëzimit. Mikpritja për emigrantët është e natyrshme për Atin e Shenjtë, edhe ai vetë i mirëpritur në Argjentinë, së bashku me familjen. Një komb, që nuk i mbylli dyert:

“Kur them se famullia duhet të mbajë një familje, nuk mendoj se doemos ajo duhet të jetojë në qelë, por që bashkësia famullitare të kërkojë një vend, një kënd, për të bërë një apartament të vogël. Në rastin më të keq, të organizohet për të marrë me qera një apartament të thjeshtë për atë familje, por duhet të kenë një çati mbi krye, të priten e të integrohen në bashkësi”.

Kujdes me paranë

Për Papën, edhe në mikpritjen e njerëzve duhet që Kisha të ketë kujdes e të mos i falet “hyjnisë para”. Nëse kongregatat fetare fitojnë para me anë të mikpritjes, nënvizon, duhet të paguajnë taksat. Nga ana tjetër, i fton të rizgjojnë thirrjen edukative, të krijojnë kurse, “shkolla emergjence”, ku të rinjtë të mësojnë një zanat, që i ndihmon të gjejnë punë. Qendrore është figura e shën Gjon Boskos, i cili duhet marrë si shembull.

(vijon)








All the contents on this site are copyrighted ©.