2015-09-11 14:30:00

Papa priti presidentin serb: në plan të parë kushtet e refugjatëve.


Papa Françesku priti sot paradite në Pallatin Apostolik në Vatikan, presidentin e Republikës së Serbisë Tomislav Nikolic, i cili më pas u takua me sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin, shoqëruar nga imzot Paul Gallagher, sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet. Gjatë takimi, njofton Salla e Shtypit e Vatikanit, u theksuan marrëdhëniet e mira ekzistuese ndërmjet Selisë së Shenjtë e Republikës së Serbisë dhe u trajtuan tema me interes të përbashkët si “marrëdhëniet ndërmjet komunitetit kishtar e komunitetit civil, me një referim të veçantë ndaj dialogut ekumenik e kontributit të Kishës katolike për të mirën e përbashkët të shoqërisë serbe”.
Në vijim bisedimeve, thuhet në njoftimin e Sallës së Shtypit të Vatikanit, “ u fol për udhën e Serbisë drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian, si dhe për disa situata të natyrës rajonale e ndërkombëtare, mes të cilave  për kushtet e refugjatëve dhe të refugjatëve sirianë e irakenë, e për rëndësinë e privilegjimit të një zgjidhjeje të përbashkët të krizës aktuale”.








All the contents on this site are copyrighted ©.