2015-09-11 15:40:00

Françesku, klaretianëve: shkoni në kërkim të mëkatarëve


Hapni dyert e kufijtë e kërkoni rrugë të reja. Kështu u tha Papa pjesëmarrësve të Kapitullit të 25-të të përgjithshëm të Misionarëve, Bij të Zemrës së Papërlyer të Zojës, apo klaretianët, siç njihen zakonisht. Ati i Shenjtë i ftoi edhe ta adhurojnë Zotin, duke shoqëruar Popullin e Hyjit në çastet e lumtura e në ato të dhimbshme. Këtë vit, Kapitulli i përgjithshëm i klaretianëve ka për temë “Dëshmitarë e lajmëtarë të gëzimit të Ungjillit”:

         “Të ecësh – kujtoi Papa Françesku, që foli pa letër, në spanjisht – do të thotë të hapësh kufijtë, të dalësh, të hapësh dyert e të kërkosh rrugë”.

Në Sallën e Koncistorit, ku u zhvillua audienca, ishin të pranishëm 120 vetë, por klaretianët janë misionarë të pranishëm në 64 vende. Atyre, Ati i Shenjtë u tha të shkojnë në kërkim të mëkatarëve, për t’i sjellë në udhën e drejtë të Zotit, duke i shoqëruar hap pas hapi:

         “Shoqërojini në çastet e gëzuara, në lumturinë e çifteve e të familjeve, por edhe në çastet e vështira, të kryqit, të mëkatit. Në fund të fundit, Jezusi nuk kishte frikë nga mëkatarët: i kërkonte. E kur në qendër të jetës është Krishti, jemi vërtet në gjendje të dëshmojmë e komunikojnë gëzimin e Ungjillit”.








All the contents on this site are copyrighted ©.