2015-09-10 15:16:00

Papa në nëntor, në Kenia, Ugandë dhe Rep. Qendroafrikane


Duke pranuar ftesën e krerëve të shteteve dhe të ipeshkvijve, Papa Françesku do të shkojë në udhëtim apostolik në Kenia, në Ugandë dhe në Republikën Qendroafrikane. Ati i Shenjtë do të niset më 25 nëntor për të qëndruar në Kenia deri më 27, pastaj do të shkojë në Ugandë, ku do të qëndrojë deri më 29 nëntor e në Republikën Qendroafrikane deri më 30 nëntor. Lajmin e jep Salla e Shtypit e Vatikanit. Programi i detajuar do të njoftohet së shpejti.








All the contents on this site are copyrighted ©.