2015-09-09 12:02:00

Papa Françesku: Kisha me dyert të hapura, nëse mbyllen bëhet muze


Në audiencën e sotme të përgjithshme, mbajtur në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa Françesku u ndal në katekizmin e tij mbi lidhjen ndërmjet familjes e komunitetit të krishterë: “Është një lidhje, të themi kështu, ‘natyrore’, sepse Kisha është një familje shpirtërore e familja është një Kishë e vogël (krh Lumen gentium, 9).
E mes tjerash Papa Bergoglio duke iu referuar fenomenit të emigracionit dhe Kishës tha: “Portat e hapura, gjithmonë!”. “Kishat, famullitë kishtare, institucionet me dyer të mbyllura – theksoi Papa Françesku – nuk duhet të quhen kisha, po duhet të quhen muze!”.

“Kisha – tha Papa në vazhdim të katekizmit të shtjelluar në audiencën e sotme të përgjithshme – ka trajtën e një familje, e të një familje të veçantë, jo të një sekte ekskluzive, të mbyllur” e “një Kishë nuk mund të mos ketë trajtën e një shtëpie mikpritëse, me dyer të hapura, gjithmonë, kishat e famullit e krishtera me dyer të mbyllura nuk duhet të quhen kisha, por muze”.

Audienca e përgjithshme u mbajt në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan para mase 20 mijë shtegtarëve e besimtarëve, ardhur nga vende të ndryshme, e Papa Françesku vijoi edhe sot katekizmin e tij mbi familjen, në kuadrin e sinodit të ardhshëm që do të mbahen në tetor.








All the contents on this site are copyrighted ©.