2015-09-07 18:52:00

Papa kujtoi murgeshat spanjolle dhe martirët e sotëm


Në Engjëllin e Tënzot të së dielës, Papa Françesku kujtoi murgeshat spanjolle Fidelia Oller, Giuseppa Monrabal e Faconda Margenat, rregulltare të Institutit të Motrave të Shën Jozefit të Gjeronës, vrarë për shkak të besnikërisë ndaj Krishtit e Kishës e shpallur të Lume dje në Gjeronë. “Dëshmia e tyre heroike, deri në gjakderdhje, - nënvizoi Papa - u dhashtë forcë e shpresë të persekutuarve të sotëm për shkak të fesë së krishterë. Dhe e dimë, janë shumë”.

         Ati i Shenjtë theksoi se dy murgeshat spanjolle, “pavarësisht nga kërcënimet, mbetën në vendin e tyre për të ndihmuar me guxim të sëmurët, me besim në Zotin”.








All the contents on this site are copyrighted ©.