2015-09-07 07:08:00

Papa Bergoglio: thirrje për kapërcimin e tensionit ndërmjet Venezuelës e Kolumbisë


Thirrje e Papa Françeskut për “kombet e dashura të Kolumbisë e të Venezuelës”, për “t’i kapërcyer vështirësitë aktuale me frymën e solidaritetit e të vëllazërimit”. Pas lutjes së Engjëllit të Tënzot, në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa Françesku u kërkoi besimtarëve t’i bashkohen atij në lutje duke njoftuar se pikërisht “këtyre ditëve ipeshkvijtë katolikë të Venezuelës e Kolumbisë janë takuar për të shqyrtuar së bashku situatën e dhimbshme që është krijuar në kufirin ndërmjet dy vendeve. Shoh –përfundoi Papa – një shenjë të qartë shprese në këtë takim”.








All the contents on this site are copyrighted ©.