“Në afërsi të Jubileut të Mëshirës, i drejtoj një thirrje famullive kishtare, komuniteteve
rregulltare, manastireve dhe shenjtëroreve të mbarë Evropës ta shprehin konkretësinë
e Ungjillit dhe të pranoj e mirëpresin një familje refugjatësh. Një gjest konkret
në përgatitje të Vitit të Shenjtë”.
Kjo është thirrja që bëri sot Ati i Shenjtë Françesku gjatë lutjes së Engjëllit të
Tënzot, në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, duke i ftuar ipeshkvijtë e Evropës ta
mbështesin këtë thirrje në favor të refugjatëve dhe të emigrantëve që mbërrijnë në
Evropë.
“Çdo famulli kishtare, çdo komunitet rregulltarë, çdo manastir, çdo shenjtërore e
Evropës – shtoi Papa – të pres një familje refugjatësh, duke u nisur nga dioqeza ime
e Romës. Po u drejtohem vëllezërve të mi Ipeshkvijve të Evropës, barinjve të vërtetë,
që nëpër dioqeza të tyre ta mbështesin këtë thirrje timen, duke kujtuar se Mëshira
është emri dytë i Dashurisë: ‘Gjithçka keni bërë për njërin prej këtyre vëllezërve
të mi më të vegjël, ma keni bërë mua””, kujtoi Papa fjalët e Jezusit.
Së fundi njoftimi: “Edhe dy famullitë kishtare të Vatikanit do t’i pranojnë
këto ditë dy familje refugjatësh”.
All the contents on this site are copyrighted ©. |