“Vërtetësia, dashuria e mirësia, që vijnë nga Zoti, e bëjnë njeriun të pastër; ato takohen në Fjalën hyjnore, që çliron nga ‘humbja e kujtesës’ së një bote, që nuk mendon më për të Gjithëpushtetshmin. Ky, mendimi kryesor i homelisë, mbajtur në gjuhën gjermane nga Papa i nderit Benedikti XVI, në Meshën e kremtuar dje paradite pranë Kishës së Varrezës Teutonike, në Vatikan. Në Meshë morën pjesë anëtarët e Schülerkreis (Rrethi i ish-nxënësve të Papës Ratzinger) si dhe të Schülerkreis të re, mbledhur, sipas traditës, pak ditë më parë në Castelgandolfo, për të reflektuar mbi temën: “Si mund të flitet sot për Zotin”. Gjatë homelisë, Benedikti XVI kujtoi sëmundjen e zemrës, sëmundjen, që e pushton njeriun nga brenda e që e çon drejt prishjes, egoizmit. Vetëm Fjala, këshilloi Benedikti, mund ta pastrojë zemrën me të vërtetën, që vjen nga Hyji.
Në lutjen e besimtarëve u kujtua, sidomos, Papa Françesku. Pjesëmarrësit në Meshë u lutën ndërmjet tjerash, që Zoti ta ndihmojë Françeskun në veprimtarinë e tij, posaçërisht për Vitin Shenjt të Mëshirës.
All the contents on this site are copyrighted ©. |