2015-08-28 17:17:00

Një minut me Nënë Terezën: “Nënë, preka Korpin e Krishtit”


Historitë e treguara nga Nënë Tereza, në minutin e fundit të emisionit të 28 gushtit:

“Një vajzë erdhi nga jashtë Indisë për t’u bashkuar me Misionaret e Bamirësisë. Ne e kemi si rregull që çdo e sapombërritur, të nesërmen, të shkojë në Shtëpinë e atyre që janë duke vdekur. Kështu, i thashë vajzës: ‘Ti e pe gjatë meshës me sa dashuri e me sa kujdes e prekte meshtari Jezusin në Hosten Shenjte. Bëj edhe ti kështu kur të shkosh në atë Shtëpi, sepse është vetë Jezusi që do të gjesh aty, në trupat plot plagë të të varfërve tanë”.

Shkoi e pas tri orësh, vajza e re u kthye e më tha me një buzëqeshje, që s’e kisha parë kurrë ndonjëherë: ‘Nënë, preka korpin e Krishtit për tri orë rresht’.

Unë e pyeta: ‘Si!? Çfarë bëre?’

M’u përgjigj: ‘Sapo mbërritëm sollën një burrë, që kishte rënë në kanalet e zeza e kishte mbetur aty për një farë kohe. Ishte i mbushur me plagë, me baltë e me krimba. Unë e pastrova dhe e kuptova se po prekja korpin e Krishtit’”.

(Bazuar mbi "Madre Teresa - meditazioni per ogni giorno dell'anno liturgico", botuar me kujdesimin e Dorothy S. Hunt nga RCS Libri, 2003 (edicioni Tascabili Bompiani))








All the contents on this site are copyrighted ©.