2015-08-27 15:53:00

Në Siri sulmohen Kishat. Kryeipeshkvi maronit: tragjedi pa fund!


Breshëri goditjesh me mortajë, ardhur nga zonat në dorë të milicive  kundër Asadit, u dynd të dielën e kaluar mbi zonën e qytetit të Damaskut, ku ndodhet kisha maronite. Njoftimin e jep kryeipeshkvi maronit Samir Nassar, në një thirrje-komunikatë, dhënë agjencisë Fides, duke saktësuar se goditjet e artilerisë shkaktuan vdekjen e nëntë civilëve dhe plagosjen e 50 të tjerëve, përveç dëmtimeve të kishës së tij dhe të një famullie katolike të ritit latin, aty pranë.  Janë fakte të përditshme në luftën, që vijon në Siri, ku njerëzit, pa kurrfarë dallimi, detyrohen të jetojnë nën breshërinë e bombave - shton kryipeshkvi Nassar, në thirrjen e tij. Jetojmë nën kërcënimin e së papriturës.  Atyre që vdesin - shton prelati - të gjallët u thonë: “Lum ju, që i mbyllët sytë! Të paktën nuk e shikoni më këtë tragjedi mizore, pa fund. Nuk i shikoni më bijët tuaj, miqtë tuaj, fqinjët tuaj, duke vuajtur e duke vdekur për shkak të dhunës së verbër e fanatizmit gjakatar. Nuk rrini duarkryq para gjithë këtij shëmtimi, pa mundur t’i ndihmoni, pa e kuptuar pse u vranë. Të gjallët varrosin të vdekurit, pa mundur t’i mjekojnë të plagosurit, sepse mungojnë mjetet e kompetencat e nevojshme. Ata gjunjëzohen në heshtje para relikeve të martirëve, që janë fara e fesë sonë”.








All the contents on this site are copyrighted ©.