2015-08-27 13:50:00

Françesku: më se tre milionë besimtarë në 100 audiencat e përgjithshme


 Në njëqind audiencat e përgjithshme të të mërkurave të Papës Françesku, duke përfshirë edhe atë të djeshmen, 26 gusht 2015, kanë marrë pjesë 3.147.600 vetë. Njoftimin e jep  Prefektura e Shtëpisë Papnore. Në mënyrë të veçantë kujtohet se në 30 audiencat e 2013-tës, ishin të pranishëm 1.548.500 vetë; 1.199.00, në 43 audiencat e 2014; e 400.100, në 27 audiencat e 2015-tës. Në të njëqindtën, dje,  u mblodhën rreth Papës më se dhjetë mijë vetë.








All the contents on this site are copyrighted ©.