2015-08-25 15:26:00

Ju kumtojmë Lajmin e Mirë! Leximi i Ungjillit të Markut 13, 1-13


Në rubrikën radiofonike të së martës “Ju kumtojmë Lajmin e Mirë”, me priftin shqiptar dom Marjan Palokën, vijojmë leximin e Ungjillit të Markut, e kësaj here ndalemi te kreu 13 ku, kemi fjalimin më të gjatë eskatologjik të tërë Ungjillit të dytë. Në këtë kapitull Jezusi paralajmëron rrënimin e Tempullit të Jerusalemit, flet për dhimbje e shkretim. Ardhja e Birit të njeriut e qortimi për një pritje vigjilente. Në vargjet e kapitullit Mk 13,1-13 Jezusi flet me dishepuj për Tempullin, për vlerën e kultit në jetën e besimtarit dhe të fesë së tij në Hyjin. Jezusi pohon se hiri e dashuria janë dy themele e shtylla mbi të cilat bazohet besimi dhe marrëdhënia e njeriut me Hyjin. Po më tepër komentin e kësaj pjese të Ungjillit të Markut, ta dëgjojmë dom Marjan Palokën...








All the contents on this site are copyrighted ©.