2015-08-24 14:18:00

Papa: mesazh Poroshenkos për paqe në Ukrainë


Pas thirrjes për paqe në Ukrainë, gjatë lutjes së djeshme të Engjëllit të Tënzot, Papa Françesku i shpreh përsëri afërsinë e tij vendit, sot në festë.  E bën këtë, duke i dërguar, përmes Ambasadës ukrainase pranë Selisë së Shenjtë, një mesazh presidentit të Vendit, Petro Poroshenko, me rastin e 24-vjetorit të pavarësisë: “Lutem për vendin tuaj në këtë situatë të vështirë”, shkruan Papa, e në vijim rikujton: “Jam gjithnjë shpirtërisht pranë viktimave dhe njerëzve të vuajtur”. I mbështet, shton, të gjitha përpjekjet, që e ndihmojnë Kombin ukrainas të ecë përpara me frymën e paqes e të ribashkimit.








All the contents on this site are copyrighted ©.