2015-08-24 16:38:00

Një minut me Nënë Terezën: nuk është mëkat të jesh i pasur


Pasuria, kjo temë është në qendër të meditimit me Nënë Terezën, në fund të emisionit të 24 gushtit:

Pasuria është dhuratë e Zotit, por është detyrë e jona ta ndajmë me ata, që janë të varfër. Pra “nuk është mëkat të jesh i pasur. Me siguri, ka një arsye për të cilën ndokush mund t’ia lejojë vetes një jetë më të mirë, deri me salltanet. Duhet të ketë punuar jashtëzakonisht shumë për të arritur në atë pikë.

Por unë po ju them të ruhemi nga pasuria pse kjo prodhon koprraci e, pikërisht këtu të çon mëkati. Pasuria është dhuratë e Zotit, por është detyrë e jona ta ndajmë me ata njerëz, që janë të varfër e nuk kanë pasur aq fat në jetë.

Kush jemi ne që t’i gjykojmë të pasurit? Detyra jonë është t’i bëjmë të takohen të pasurit me të varfrit, të jemi pika e tyre e kontaktit”.

(Bazuar mbi "Madre Teresa - meditazioni per ogni giorno dell'anno liturgico", botuar me kujdesimin e Dorothy S. Hunt nga RCS Libri, 2003 (edicioni Tascabili Bompiani))








All the contents on this site are copyrighted ©.