2015-08-21 16:28:00

Shenjtorët e javës 23-30 gusht


Sot, e diela XXI e vitit kishtar, kremtohen shën Roza nga Lima, virgjër, terciare domenikane; shën Abondi dhe Ireneu, martirë; si edhe shën Qiriako e Arkelao, të dy martirë.

Nesër, më 24 gusht, përkujtohen shën Bartolomeu Apostull, shën Gjovana Antinda Thouret, virgjër, themeluese e Murgeshave të Bamirësisë, të cilat veprojnë edhe në jug të Shqipërisë.

Të martën, 25 gusht, Kisha Katolike kremton festën liturgjike të shën Ludovikut, mbret i Francës i njohur si Luigji IX, si edhe atë të shën Jozef Kalasancit, meshtar, themelues i Skolopëve.

Ditën e mërkurë, 26 gusht, përkujtojmë shën Zefirinin, papë dhe shën Maksimilianin, martir.

27 gusht përkujtohet shën Monika, nëna e shën Augustinit , ipeshkvit të Iponës.

 Ndërkaq, të premten, 28 gusht, përkujtohet edhe i biri, shën Augustini, dijetar i Kishës, si edhe shën Hermeti, martir.

 Kujtojmë se shën Augustini i Iponës (lindur në Tagaste më 13 nëntor 354 e vdekur në Iponë, më 28 gusht 430) ishte filozof, ipeshkëv e teolog i Kishës së Romës. Janë të shumtë ata, që e konsiderojnë “mendimtarin më të madh të krishterë të mijëvjeçarit të parë e sigurisht, një nga gjenitë më të mëdhenj të njerëzimit”. “Rrëfimet” janë vepra e tij më e njohur, por edhe “Qyteti (Mbretëria) i Zotit” pati një rëndësi të jashtëzakonshme për katolicizmin. “Na ke krijuar për vete, o Zot, e zemra jonë është e shqetë derisa të gjejë paqen në Ty”, shkruante shenjti.

 Të shtunën e ardhshme, 29 gusht, Kisha Katolike kremton martirizimin e shën Gjon Pagëzuesit, apo shën Gjon Kryepremin, siç njihet ndër shqiptarë. Përkujtohet gjithashtu edhe shën Sabina romake.

Të dielën e ardhshme,30 gusht, Kisha katolike kremton te Dielen e 22-te gjate vitit kishtar, e po kete dite bie perkujtimi liturgjik i shën Feliçit, meshtar dhe e shën Adautit, të dy martirë. Përkujtohet edhe shën Pamaku, senator romak.








All the contents on this site are copyrighted ©.