2015-08-20 12:50:00

Një minut me Nënë Terezën: Nëna ime nuk më do


Nënë Tereza na shoqëron me këshillat e saj, në minutin e fundit të emisionit tonë:

         “Kemi një shtëpi në Londër, ku motrat tona punojnë natën. Një mbrëmje, që dolën për të mbledhur njerëzit në rrugë, panë një të ri të shtrirë në trotuar e i thanë: ‘S’duhet të rrish këtu: duhet të jesh me prindërit’. E djali u përgjigj: ‘Në shtëpi, nëna ime nuk më do, sepse i kam flokët e gjatë: çdo herë që kthehem, më përzë’. Kur e panë sërish, pas pak kohësh, kishte injektuar një overdozë e iu desh ta çojnë në spital.

         Nuk munda të mos mendoj se nëna e tij ishte tepër ‘e zënë’ e mendova edhe për urinë e njerëzve tanë në Indi: e ja, një bir kishte uri për nënën e vet, uri për dashurinë e saj, uri për vëmendjen e saj e ajo, e refuzonte.

         Është e lehtë të duash njerëzit e largët, jo gjithnjë është e lehtë të duash ata, që të qëndrojnë pranë. Është më e lehtë të japësh një tas me oriz për të shuar urinë, se sa të lehtësosh vetminë e vuajtjen e dikujt, që nuk e ndjen se e duan as në shtëpi. Çoje dashurinë në shtëpi, sepse aty duhet të fillojë dashuria jonë për njëri-tjetrin”.

(Bazuar mbi "Madre Teresa - meditazioni per ogni giorno dell'anno liturgico", botuar me kujdesimin e Dorothy S. Hunt nga RCS Libri, 2003 (edicioni Tascabili Bompiani))








All the contents on this site are copyrighted ©.