2015-08-16 15:21:00

Shenjtorët e javës 16-23 gusht 2015


Sot, e diela XX e vitit kishtar, pasi festuam dje Zojën e Madhe, përkujtojmë shën Shtjefnin, mbret i Hungarisë dhe shën Rrokun, shtegtar, duke u bërë urimet të gjithë shirokasve, që e kanë për Pajtor. Në Kosovë, e feston Novosella.

Nesër, 17 gusht, kremtohen shën Euzebi, papë e martir e shën Kiara nga Montefalko, abateshë agostiniane.

Të martën, më 18 gusht, Kisha Katolike përkujton shën Agapiton, martir dhe shën Helenën, perandoreshë - e ëma e shën Kostandinit, tepër e rëndësishme për përhapjen e krishterimit.

Më 19 gusht, përkujtohen shën Gjoni Eudes, meshtar e themelues i eudistëve, shën Siksti III, papë e shën Manjo, martir.

Të enjten e ardhshme, bie festa liturgjike e shën Bernardit, abat e dijetar i Kishës, shën Samuelit profet dhe e shën Marisë de Mattias, virgjër, themeluese e Motrave Adhuruese të Gjakut të Krishtit.

Të premten, më 21 gusht, kremtojmë shën Piun X, papë.

Ditën e shtunë, më 22 gusht, përkujtohen Zoja Mbretëreshë, shën Timoteu, martir romak dhe shën Filip Benixi, meshtar.

Të dielën e ardhshme, e 21-ta e vitit kishtar, Kisha përkujton edhe shën Rozën nga Lima, virgjër e terciare domenikane, shenjtorët Abondio, Ireneu, Qiriako dhe Arkelau, të gjithë martirë.








All the contents on this site are copyrighted ©.