2015-08-14 11:30:00

Të Ngjiturit e Zojës në Qiell: Tradita


Vijojmë me përgatitjen shpirtërore për solemnitetin e të Ngjiturit të Zojës në Qiell, që do të kremtohet nesër. Në emisionin e kaluar folëm për dogmën, sot për traditën.

Sipas traditës:

“Ishte e arsyeshme që ajo, e cila në lindje e ruajti plotësisht virgjërinë, ta ruante, edhe në vdekje, korpin e saj nga kalbëzimi.

E me vend ishte që ajo, e cila e mbarti në kraharor Krijuesin bërë foshnjë, të banonte në banesën hyjnore.

Ishte punë e hijshme, që Vasha e zgjedhur nga vetë Zoti, të hynte në shtëpinë qiellore.

Ishte me vend që ajo, e cila e pa të Birin të gozhduar mbi kryq, duke provuar ato dhimbje, që iu kursyen në lindje, ta kundronte të ulur në të djathën e Atit.

E arsyeshme, për Nënën e Zotit, të zotëronte atë, që duhej, për shkak të të Birit, e të nderohej nga të gjitha krijesat, si Nënë e skllave e Zotit.








All the contents on this site are copyrighted ©.