2015-08-14 15:06:00

Lutje Marisë që zgjidh nyjet


O Zojë e Nënë, ti nuk i braktis kurrë bijtë, që të thërrasin në ndihmë.

O Nënë, ty nuk të pushojnë kurrë duart, por të lëvizin gjithnjë për bijtë e tu të dashur, shtyrë nga dashuria hyjnore e mëshira e pambarim, që gurron nga zemra jote! Silli sytë e tu plot mëshirë e shikomë: shikoje jetën time të lidhur nyjë. Ti e di se jam i dëshpëruar, e di se më dhemb shpirti. E di se nyjet m’i lidhin këmbët e s’më lënë të lëviz. Nuk kam forcë t’i zgjidh, prandaj po i lë në duart tuaja. Askush, as djalli vetë, nuk mund të më  shkëpusë nga prehëri yt i mëshirshëm. S’ka nyje, që nuk mund ta zgjidhin duart e tua.

Virgjër e Nënë, me hirin e ndërmjetësimin tënd tek yt Bir, Jezusi, Shëlbuesi im, merre sot këtë nyjë (sqaro cila është nyja që të pengon). Pash lumninë e Zotit, ma zgjidh e zgjidhe përgjithmonë e jetës.  Shpresoj në ty, je e vetmja ngushëlluese, që më dhuroi Ati. Je fortesë për forcat e mia të brishta; pasuri për mjerimin tim, çlirim nga gjithçka më pengon të jem me Krishtin. Pranoje lutjen time! Më ruaj! Më prij! Më mbro! Ji ti, streha ime!

Mari, që zgjidh nyjet, lutu për mua!








All the contents on this site are copyrighted ©.