2015-08-13 14:01:00

Një minut me Nënë Terezën: ata bëhen një, njëri me tjetrin


Minuti i fundit i emisionit tonë i kushtohet fjalëve e këshillave të Nënë Terezës, së cilës më 26 gusht i kremtojmë 105-vjetorin e lindjes. Ja ç’thoshte e Lumja shqiptare e bamirësisë për familjen:

         “Shkrimi i Shenjtë flet për familjen: burri e gruaja bashkohen e bëhen një gjë e vetme. Ata “përmbahen” njëri brenda tjetrit, thotë Shkrimi i Shenjtë, duke përdorur një shprehje të mrekullueshme, të cilën ju që jetoni në familje duhet ta njihni. Asgjë e askush nuk mund t’ju ndajë. Është pak a shumë siç shkruante Shën Pali: Asgjë, askush, asnjë persekutim, as kjo, as ajo – shën Pali ishte personazh global - ; por edhe ne mund të përsërisim: Asgjë, askush nuk mund të na ndajë nga dashuria e Krishtit. Një familje e vetme. E bashkuar. Një dashuri e pandarë për Jezu Krishtin. Një zemër e vetme brenda Zemrës së Zotit”.

(Bazuar mbi "Madre Teresa - meditazioni per ogni giorno dell'anno liturgico", botuar me kujdesimin e Dorothy S. Hunt nga RCS Libri, 2003 (edicioni Tascabili Bompiani))








All the contents on this site are copyrighted ©.