2015-08-07 14:42:00

Një minut me Nënë Terezën: pse, falimenton Zoti në Nju Jork?


Minuti i fundit i emisionit të sotëm, me Nënë Terezën, të Lumen shqiptare të bamirësisë, në pritje të 105 vjetorit të lindjes:

         “Unë nuk dua që puna jonë të kthehet në biznes: ajo duhet të mbetet vepër dashurie – u thoshte Nënë Tereza motrave të veta. Dua të keni besim absolut se Zoti nuk do t’ju lëshojë dore. Na e ka premtuar se po të kërkojmë së pari Mbretërinë e Qiellit, të tjerat do të na jepen shtesë. Gëzimi, paqja, bashkimi: ja gjërat më të rëndësishme se paratë. Nëse Zoti do që unë të bëj diçka do të më japë edhe mjetet për këtë.

         Pata refuzuar një ofertë të kardinalit Cooke, i cili më jepte 500 dollarë në muaj për çdo murgeshë, që do të shkonte për të punuar në lagjen Harlem. I thashë thjesht: “Hirësi, si mendoni ju, se në Nju Jork, Zoti deklaron falimentin?”.

         Paratë… as që i mendoj ndopak. Paratë gjenden gjithmonë. I dërgon Zoti: Ai bën punën e vet, na siguron mjetet. E nëse mjetet e nevojshme nuk arrijnë, është shenjë se nuk do që ta bëjmë atë punë. E atëherë, pse të shqetësohemi?”.

(Bazuar mbi "Madre Teresa - meditazioni per ogni giorno dell'anno liturgico", botuar me kujdesimin e Dorothy S. Hunt nga RCS LIbri, 2003 (edicioni Tascabili Bompiani))








All the contents on this site are copyrighted ©.