Sipas Librit të Papëve, Shën Siksti u zgjodh në Selinë e Shën Pjetrit në vitin
257, pas vdekjes së Papës Shtjefni II. Shën Çipriani, që e quan ‘meshtar i mirë e
paqësor’, tregon, në një letër drejtuar ipeshkvit afrikan Suksesit, persekutimin e
vitit 258 pas Ediktit të dytë të Valerianit. Sipas këtij Edikti, ipeshkvijtë, meshtarët
e diakonët dënoheshin me prerjen e kokës, ndërsa Kisha shpronësohej nga çdo pasuri,
duke përfshirë edhe varrezat.
Sipas Papës Damasi, Shën Sikstin e kapën pikërisht në varreza, ku po kumtonte Fjalën
Hyjnore. Ka mundësi që ngjarja të ketë ndodhur në katakombet e Shën Kalistit, që shërbenin
edhe si Kishë e nëndheshme, në atë kohë të rëndë persekutimi. Papa Siksti ishte i
shoqëruar nga shtatë diakonë, kur e arrestuan. Nuk i burgosën, por ua prenë menjëherë
kokat, duke shtuar në radhët e shenjtorëve të Kishës katolike, shtatë emra të rinj:
Siksti, Feliçisimi, Agapito, Gjenaro, Manjo, Vinçenci e Shtjefni. I teti, Lorenci
protodiakon, u mbyt tri ditë më pas në rrugën romake Tiburtina.Siksti II pushon në
paqe në varrezën e Shën Kalistit pranë kriptës së Shën Çeçilies.
All the contents on this site are copyrighted ©. |