2015-08-06 13:16:00

Një minut me Nënë Terezën: feja, ungjill dashurie


Më 26 gusht të këtij viti e Lumja Nënë Terezë, murgesha shqiptare e bamirësisë dhe e dashurisë për më të varfërit e të varfërve, do të kishte mbushur 105 vjeç. E bëjmë çdo vit, por kësaj radhe kemi një arsye më shumë për t’i kushtuar asaj, në këtë periudhë, ndërsa afrohet data e lindjes e, deri në datën e kalimit të saj në amshim, më 5 shtator, një mendim, një meditim, një kushtim. Vendosëm t’ia lemë fjalëve të saj minutin e fundit të emisioneve tona, duke shpresuar se do t’ju shijojnë edhe më pas, për një kohë më të gjatë.

“Feja jonë shenjte – thoshte Nënë Tereza – s’është tjetër, veçse një ungjill dashurie, që zbulon dashurinë e Zotit për çdo njeri e kërkon si përgjigje dashurinë e njeriut për Zotin”.

(Bazuar mbi "Madre Teresa - meditazioni per ogni giorno dell'anno liturgico", botuar me kujdesimin e Dorothy S. Hunt nga RCS LIbri, 2003 (edicioni Tascabili Bompiani))








All the contents on this site are copyrighted ©.