2015-08-05 15:39:00

Botohet himni zyrtar i Jubileut të Mëshirës


U botua sot, në You Tube, himni zyrtar i Jubileut të Mëshirës. Autori i muzikës (Paul Inwood) dhe i tekstit (atë Eugenio Costa, S.I.) ia dhanë të gjitha të drejtat për shfrytëzimin e kësaj vepre Këshillit Papnor për Promovimin e Ungjillëzimit të Ri (PCPNE), që të lehtësohet përhapja e Himnit të Jubileut të Mëshirës në mbarë Kishën.

Regjistrimi u realizua nga Kapela Muzikore Papnore, nën drejtimin e Mjeshtrit, imzot Massimo Palombella, SDB.








All the contents on this site are copyrighted ©.