2015-08-04 16:35:00

Ungjilli Markut 12, 28-34: ju kumtojmë Lajmin e Mirë!


 Në rubrikën radiofonike të së martës “Ju kumtojmë Lajmin e Mirë”, me priftin shqiptar dom Marjan Palokën, vijojmë leximin e Ungjillit të Markut, e kësaj here ndalemi te kreu 12, 28-34 ku, Jezusi në bisedë me skribët flet rreth primatit të Urdhërimeve të Tënzot, pra mbi të parën dhe ma të madhën urdhëresë të ligjit. Jezusi e sjell përsëri ligjin në funksionin e tij origjinal: përcaktimin e takimit e Hyjit me njerëzit e të njerëzve ndërmjet tyre dhe me Zotin në dashuri.

Komenti i skrëbit përmban diçka të rëndësishme: jeta e kulti nuk janë dy realitete të pavarura, por njëra e tjetra përkojnë e realizohen në dashuri. Urdhri dytë lind nga i pari e është si fryt i të parit urdhër: “Tjetër Nuk urdhër më të madh se këta nuk ka”.

Mos të harrojmë se dashuria e vërtet ndaj të afërmit lind nga dashuria e vërtet e Hyjit. Dashuria e Hyjit ka në vetvete dashurinë e të afërmit, një dashuri jo egoiste, vepruese si një parim primar. Jezusi shpjegon domethënien e vërtetë të ligjit të Hyjit, duke na ftuar të ecim udhës së drejtë, duke zbatuar Ligjin e Hyjit në atë mënyrë, siç kërkon dashuria ndaj Zotit e ndaj njeriut. Po më tepër komentin e kësaj pjese të Ungjillit të Markut, ta dëgjojmë dom Marjan Palokën...








All the contents on this site are copyrighted ©.