2015-08-03 18:52:00

Papa: shën Tereza e Avilës, burim i shkencës dhe i vlerave të vërteta


Të zbulojmë në kundrimin e në meditimin e Shën Terezës së Jezusit, “mjeshtre e lutjes”, “burimin e shkencës dhe të vlerave të vërteta” në bazën e jetës. Kështu shkruan Papa Françesku në një letër me firmën e Sekretarit të Shtetit, kardinalit Pietro Parolin, me rastin e Kongresit ndëruniversitar të Avilës me titull: “Shën Tereza e Jezusit, mësuese jete”. Kongresi po zhvillohet pikërisht në qytetin spanjoll, ku ka lindur shenjtja. Mesazhi i Atit të Shenjtë u lexua nga ipeshkvi, imzot Jesùs Garcìa Burillo, në përurimin e punimeve të kuvendit, ku marrin pjesë 450 vetë, ardhur nga 26 vende. Papa uron që, përmes shembullit të shenjtes, së cilës i kujtohet 500-vjetori i lindjes, në universitetet katolike të formohen “miq të fuqishëm të Zotit, kaq të nevojshëm në kohë të vështira”, si kjo që po kalojmë.








All the contents on this site are copyrighted ©.