2015-08-03 12:39:00

Papa: elteri i përdorur në Ekuador, bëhet kishë famullitare


 

Me tribunën dhe elterin e përdorur nga Papa për kremtimin e Meshës, gjatë vizitës së tij baritore në Guayaquil, qyteti i dytë i Ekuadorit, i njohur si “margaritar i Paqësorit”, do të ngrihet një kishë famullitare,  që do të kryejë shërbimin fetar për dy lagje të “Piano casa”, në zonën e krijuar nga qeveria pesë vjet më parë. Lajmin e jep agjencia vatikanase Fides, që  saktëson se kisha e re do të ngrihet mbi një truall prej 5.500 metrash katrore, duke e ndarë zonën në dy lagje. Tani po hidhen themelet e ndërtesës së re që, sipas kryedioqezës, do të ketë formën origjinale të tribunës e të elterit, për ta mbajtur gjallë kujtimin e vizitës së Papës Françesku në  qytet, korrikun e kaluar.








All the contents on this site are copyrighted ©.