2015-07-31 15:47:00

Françesku vlerësohet me çmimin “Abolicionist i Vitit 2015”


Papës Françesku i jepet çmimi “Abolicionist i Vitit 2015”, promovuar nga shoqata “Askush të mos e prekë Kainin”, duke u njohur kështu, si personaliteti, që angazhohet më shumë se asnjë tjetër, kundër dënimit me vdekje.

Në motivacionin e çmimit, sipas gazetës vatikanase “L’Osservatore Romano”, shkruhet: “Papa Bergoglio, papnia e të cilit nisi me heqjen e dënimit me vdekje, të dënimit me burgim të përjetshëm e të përdorimit të turturës, parë si krim, në rregulloren e Shtetit të Qytetit të Vatikanit, është shprehur fort e qartë jo vetëm kundër dënimit me vdekje, por edhe kundër vdekjes, si dënim e dënimit me burgim deri në vdekje”.

Raporti 2015 i “Askush të mos e prekë Kainin”, që u paraqit sot, vë në dukje faktet më të rëndësishme, që lidhen me praktikën e dënimit me vdekje në vitin 2014 dhe në muajt e parë të 2015-tës. Ndërmjet vendeve me numrin më të madh të ekzekutimeve me vdekje figurojnë Kina, me më se 2400 pushkatime në vitin 2014; Irani, me më se 800 dhe Arabia Saudite, me 88.

Gjatë paraqitjes së Raportit u fol edhe për objektivat e fushatës,  në prag të kongresit të vjeshtës, kushtuar kryesisht temës së dënimit me burgim të përjetshëm e të votimit, në dhjetor, të rezolutës për moratoriumin universal të ekzekutimeve nga ana e Asamblesë së OKB-së.








All the contents on this site are copyrighted ©.